Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur para mediave pasi doli nga mbledhja e grupit parlamentar demokrat.
Duke iu përgjigjur interesit të mediave Berisha theksoi edhe njëherë se padia e Alibeajt nuk ka asnjë vlerë, pasi kjo do të thotë mos njohësh një proces që njihet tashmë nga të gjithë shqiptarët.
Berisha theksoi se Alibeaj sillet si kryetar i grupit i PD, ndërkohë që nuk e ka një post të tillë.
“Për të qenë i hapur me ju si një njeri që isha shprehur për Enkelejd Alibeajn ndonëse me probleme të vërteta qenia e tij si kryetar grupi, por me një marzh tolerance të padiskutueshme, me veprimin e tij ai pushon së qenuri kryetar i grupit parlamentar. Është veprim shumë i gabuar, i shërben qeverisë. Ai nuk ka asnjë funksion të tillë. Ika, ika se kam takime”, tha Berisha.