Berisha nuk paraqitet në SPAK, prokurorët i japin leje për udhëtimin në Strasburg

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nuk është paraqitur këtë të hënë në Prokurorinë e Posaçme, ku është i detyruar të shkojë periodikisht në zbatim të masës së sigurisë “detyrim për t’u paraqitur”. Shkak për mungesën e tij është një udhëtim zyrtar në Strasburg, për të cilin ai ka marrë miratimin paraprak nga prokurorët e çështjes.

Sipas burimeve nga organi i akuzës, Berisha kishte paraqitur më herët një kërkesë për shtyrjen e paraqitjes së datës 7 prill, duke argumentuar se do të ndodhej në Strasburg për një angazhim politik në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës.

Prokuroria e Posaçme ka miratuar kërkesën, ashtu si edhe në raste të mëparshme, ku Berisha ka qenë i angazhuar në aktivitete ndërkombëtare, përfshirë edhe një vizitë zyrtare në Gjermani.

Ish-kryeministri është nën hetim për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”, ku SPAK e akuzon për “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezin.

Të Fundit