Berisha nga Manza: Basha në vend të merrej me votën, u mor me mua

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka qenë këtë të premte në Manëz të Durrësit në një takim me demokratët në kuadër të foltoreve.

Berisha nga foltorja ka sulmuar ish-kreun e PD-së Lulzim Basha.

“Tani duhet të nisim betejën për mbrojtjen e votës. Beteja të padrejta nuk mund të bësh, zgjedhjet janë sa kombëtare dhe aq ndërkombëtare. Ish-kryetari në vend që të merrej me grabitjen e votës, u mor me mua, me partinë. Sepse ishte në marrëveshje me të. Harroi çfarë bëri qeveria. Pastaj filloi periudha kalavare që kaloi PD. Më 11 s’do të humbte kurrë zgjedhjet, nëse Rama s’do falte 2 miliardë euro kamata dhe borxhe dy ditë para zgjedhjeve,” tha Berisha.

Të Fundit