Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha këtë të premte ka zhvilluar foltoren e radhës e cila u mbajt në Elbasan. Gjatë fjalës së tij Berisha foli lidhur me zgjedhjet e 11 majit të cilat i quan një farsë. Sipas tij kryeministri Edi Rama përdori shtetin më 11 maji.
Sipas tij PD duhet të analizojë problemet që patën gjatë zgjedhjeve. Sipas tij edhe me zbulimin e problemeve të brendshme nuk do ti fitonte zgjedhjet pasi sipas tij Rama ka përdorur gjithçka për të fituar.
“Është një krim i shëmtuar të sulmosh një forcë politike që përbëhet nga parimet më të larta njerëzore, kjo ndodhi. Çfarë nuk u bë ndaj nesh. Vazhduan na rrëmbenin emrin, flamurin, dështuan se qëndruam, se nuk u dorëzuam. Na përçanë, u bashkuan. Pse po ndalemi në këtë histori? Po, ne kemi një histori dhe historia po të përmblidhet me një fjalë është “të pamposhtuar”.
E faktuam në këtë. Erdhën zgjedhjet. Për çdo demokrat e demokrate, çdo qytetare e qytetar mbështetës të PD dhe opozitës kam një kërkesë, Sali Berisha në mënyrën më të përsëritur ju ka deklaruar se me Edi Ramën zgjedhje nuk ka, si kundrejt zotimit tim solemn që mbroj votën tuaj.
Se cilat ishin zgjedhjet çdo votues, çdo zgjedhës i këtij qyteti të bekuar dhe këtij rrethi të pyesë veten: A mund të quhen zgjedhje ato me të cilat shteti mobilizon burime shtetërore të saj në garë elektorale? A mund të quhen zgjedhje ato kur shteti organizon për të ndikuar te qytetarët në votën e tyre takime të ndaluara me ligj, 4530 aktiveve”, tha Berisha.
Ai shtoi se duhet revoltë kundër Ramës deri në fitoren e PD-së.
“Ne duhet të analizojmë, duhet të jemi krenar me ato që arritëm, por duhet të analizojmë gjer në një problemet që patëm gjatë këtyre zgjedhjeve, jo se do fitojmë zgjedhjet, në kushtet e partisë shtet zgjedhjet nuk fitohen, ashtu nuk duhet jetë naivë se me 2 miliardë euro rrëzon një mal, sepse me 100 euro për 60% të zgjedhëse kapërcehen dhe çdo përpjekje e jona në këtë drejtim do të jetë vetëshkatërruese për ne. Përpjekja jonë duhet të jetë t’i përveshemi dhëmb për dhëmb Edi Ramës, revoltë gjer në fitore. Tani është radha jonë”,- tha Berisha.



