Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në seancën plenare të Kuvendit, duke akuzuar mazhorancën për atë që e cilësoi si “të keqe radikale”, ndërsa mbrojtësit e saj i quajti “të keqe banale”. Në fjalën e tij nga foltorja, Berisha deklaroi se “këta të keqes radikale janë njerëzit më të pashpirt që majmen çdo ditë duke vjedhur të varfrit, qytetarët dhe shqiptarët”, duke shtuar se ata që i mbrojnë “janë e keqja banale”.
Deklaratat e Berishës u bënë gjatë debateve të forta mes opozitës dhe mazhorancës për bojkotin e mbledhjeve të Komisionit të Reformës Territoriale.
“Të dashur qytetarë dhe qytetare, unë fola për të keqen banale për këta që janë këtu, kurse ai që është mbrapa me suitën e tij, ata janë e keqja radikale. Këta të gjithë këtu janë e keqja radikale. Këta janë hajdutë të pashoq. Por ju që i mbroni këta dhe nuk ua tregoni vendin, ju jeni e keqja banale. Po si mor bëheni ushtarë, shërbëtorë. Po çfarë dinjiteti keni ju që bëni këtë akt? Ju mbroni Ramën, por Rama do t’ju marrë me vete.”- tha Berisha.



