Partia Demokratike mbajti të hënën foltoren e parë për vitin 2026 para Kryeministrisë. Në fjalën e tij para mbështetësve, kreu i PD Sali Berisha e krahasoi kryeministrin Edi Rama me Maduron e Venezuelës, i cili siç tha me keqqeverisjen e tij ka përzënë nga vendi 40 për qind të shqiptarëve.
Ai paralajmëroi Ramën se do ketë fundin e Maduros dhe për këtë sipas Berishës nuk ka nevojë për Deltat Amerikane.
‘Ne nuk presim që forcat Delta të zbarkojnë në Surrel, se do zbarkojnë deltat tona, ja ku i ke deltat, këta delta që ke para këtu, priti në Surrel sapo të marrin urdhrin. Njësoj si Maduro, edhe ti në sallën e gjyqit do përfundosh”, tha Berisha.




