Berisha, mesazh ambasadorit Gonzato: Respektojmë orientimin seksual të gjithsecilit, por ligji nuk ka lidhje me direktivat e BE

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha se projektligji për barazinë gjinore, i cili pritet të votohet sot në Kuvend, nuk vjen si direktivë e Bashkimit Europian. Duke komentuar deklaratën e një dite më parë të ambasadorit të BE, Silvio Gonzato, se ky votimi i këtij projektligji është direktivë e BE-së, Berisha e hodhi poshtë këtë pretendim.

“Ambasadorit të BE i them kaq, zotëri ne absolutisht ne respektojmë orientimin seksual të gjithsecilit, por përpjekjet tua për t’i imponuar shoqërisë shqiptare standarde të përkatësisë së shumëfishtë gjinore, të gjinisë në diversitet të gjerë, përveç asaj binare, dhe i them këtu, edhe në statusin tënd je binar.

Nuk merremi ne me trajtimin, ka fëmijë, ka pasur grua, ka marrë vendimet e tij më pas, siç e ka shpjeguar, se nuk dua të merrem me jetën e tij personale fare. Kështu që ligji nuk ka asgjë të përbashkët. Le t’u thotë shqiptarëve se cila direktivë e BE bën fjalë për përkatësi të shumëfishtë gjinore. Të dalë, ta nxjerrë aty”, tha Berisha

Sipas Berishës, nga 27 vende të Bashkimit Europian, vetëm 2 shtete e kanë të miratuar një ligj si ky që po kalon në vendin tonë.

Të Fundit