Berisha mbledh Kryesinë: Sot del emri i kandidatit për Tiranën

Në selinë e Partisë Demokratike ka nisur mbledhja e Kryesisë së vogël në PD, ku të pranishëm janë kreu i PD, Sali Berisha, Gazment Bardhi, Flamur Noka, Oerd Bylykbashi dhe Agron Gjekmarkaj.

Të pranishëm janë edhe grupi negociator me aleatët Belind Këlliçi dhe Ilir Alimehmeti.

Në këtë mbledhje do diskutohet për kandidatët të cilët kanë shprehur dëshirën për të kandiduar si të pavarur për Tiranën.

Gazetarët e pyetën kryedemokratin Berisha nëse PD do të dalë sot me një emër si kandidaturë për bashkinë Tiranën dhe sipas të gjitha gjasave kandidati pritet të dalë nga mbledhja e kryesisë.

Të Fundit