Berisha lajmëron nisjen e protestave kombëtare: T’i kthejmë Shqipërisë dinjitetin

Kreu i PD, Sali Berisha, ka lajmëruar nisjen e protestave kombëtare, që ai i cilësoi se do të jenë të fuqishme dhe kanë për synim rrëzimin e qeverisë dhe dorëheqjen e Ramës.

Në foltoren e mbajtur para Kryeministrisë ditën e 35-vjetorit të lëvizjes studentore, lideri i opozitës tha se një nga shumë të këqijat që ka sjellë qeverisjes së Ramës është largimi nga vendi i pjesës më të madhe të të rinjve.

“Është koha jonë, është koha e guximtarëve, është koha me ideale, është koha e njerëzve që e duan Shqipërinë. Ndaj dhe u ftoj të përgatitemi të nisim protestat e fuqishme, protestat me të cilat ne do iu rikthejmë shqiptarëve të ardhmen, Shqipërinë, nderin dhe dinjitetin që meritojnë.

Nderim përjetë Azem Hajdarit, tribunit të lirisë. Nderim studentëve liberatorë”, tha Berisha.

Të Fundit