Berisha: Kryengritja nuk ndërpritet pa rrëzuar qeverinë!

Kryedemokrati, Sali Berisha, ka nisur komunikimin e tij virtual me një urim për Shën Valentinin. Ai theksoi se dashuria është e pashtershme dhe përfaqëson forcën e shpirtit, mendjes dhe trupit të njeriut.

Më tej, u ndal te protesta e 10 shkurtit duke e cilësuar “si kryengritjen paqësore më të fuqishme në historinë e Shqipërisë pas 1991”.

Berisha e përshkroi këtë ditë si një shfaqje të guximit dhe dinjitetit të shqiptarëve.

Ai nënvizoi se qytetarët që dolën në shesh të 10 shkurtit përcollën mesazhin e shpresës dhe të dinjitetit, duke theksuar rëndësinë e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian të bazuar në meritë dhe jo në mashtrime apo lobime korruptive.

Sipas kreut të PD-së, “kryengritja nuk ndërpritet pa rrëzuar qeverinë”.

Të Fundit