Avokatët e ish-kryeministrit Sali Berisha i janë drejtuar me një kërkesë prokurorëve të SPAK, për ta lejuar të marrë pjesë në seancat plenare të Kuvendit.
Ata argumentojnë se kjo është një e drejtë dhe detyrim kushtetues për të përmbushur detyrën si ligjvënës dhe detyrën karshi zgjedhësve të tij dhe shtojnë në kërkesë se ish-kryeministri Berisha prezumohet i pafajshëm.
Gazetarja e Klan News, Glidona Daci raporton se kërkesa është bërë ditën e djeshme (15 Janar), ndërsa mbetet në vendimmarrjen e prokurorëve Arben Kraja e Enkeleida Millonai për të pranuar ose jo kërkesën.
Sjellim në vëmendje se GJKKO ka vendosur të lërë në “arrest shtëpie” ish-kryeministrin Sali Berisha që nga 30 Dhjetori i viti 2023 në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”.