Ish-kryeministri Sali Berisha ka kërkuar përjashtimin e gjyqtares kushtetuese Marsida Xhaferllari nga seanca e datës 19 nëntor, duke pretenduar se ajo ka konflikt interesi.
Sipas Berishës, Xhaferllari duhet të përjashtohet pasi është bashkëshortja e Enkelejd Alibeajt, me të cilin Berisha ka pasur përplasje politike.
Më 19 nëntor, Gjykata Kushtetuese pritet të shqyrtojë ankimin e Berishës kundër masës së detyrimit për paraqitje të vendosur ndaj tij nga SPAK.
Sipas ekipit të mbrojtjes së Berishës, kjo masë konsiderohet antikushtetuese pasi SPAK-u duhet të kishte kërkuar autorizim nga Kuvendi, për shkak se masa përfshin kufizimin e lirive të tij.