Berisha jep lajmin: “Kryearkitekti” i triumfit të Trump do drejtojë fushatën tonë

Chris LaCivita, kryetari i Komitetit Kombëtar Republikan në SHBA do të jetë një nga drejtuesit e fushatës zgjedhore të Partisë Demokratike në vend. Lajmin e bëri të ditur vetë kryedemokrati Sali Berisha përmes një konference shtypi, krah LaCivita-s dhe krerëve të disa partive opozitare.

“Mirëdita, sot është një ditë e madhe jo vetëm për PD-në dhe opozitën shqiptare, por edhe për Shqipërinë dhe të ardhmen e saj. Këtu jam para jush me zotin Chris LaCivita, kryetarin e komitetit kombëtar republikan dhe bashkëkryetarin, bashkëarkitektin e fushatës së rikthimit me votën e lirë më të fuqishëm, më të jashtëzakonshëm në të gjithë historinë e njerëzimit,që ishte rikthimi i presidentit Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë. Zoti Chris LaCivita dhe zonja Susanne Willis ishin bashkëkryetarë të fushatës më të pabarabartë në historinë e kombit amerikan. Ata kishin përballë makinerinë propagandistike më gjigante të mashtrimit, manipulimit dhe censurës së mediave kryesore dhe polleve më kryesore të vendit, por pothuajse edhe të planetit, përfshi këtu edhe përpjekjet për përcaktimin e rezultatit të zgjedhjeve në SHBA me metoda terroriste.

Por pavarësisht nga të gjitha këto, ky ekip arritën që presidenti Trump të fitojë mendjen dhe zemrën e shumicës dërrmuese të qytetarëve amerikanë dhe të shënojë njërën nga fitoret më spektakolare në historinë e zgjedhjeve presidenciale në SHBA. Zoti Chris LaCivita është njeriu që pati fatin e madh t’i drejtohet kombit amerikan nga Mar-A-Lago natën e shpalljes së fitores nga presidenti amerikan në krah të këtij të fundit. Koalicioni ynë ka zgjedhur, është i nderuar që kryearkitekti, një nga dy kryeartitektët e fushatës së fitores së datës 11 maj të jetë zoti Chris LaCivita”, deklaroi Berisha.

Të Fundit