Berisha: Janë përpëlitjet e fundit të Ramës. Shqiptarët duan ta shohin me kostumin e Maduros, tutat ‘Nike’

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ironizuar kryeministrin Edi Rama për atë që e cilësoi si një situatë virale në rrjetet sociale.

Berisha tha se shqiptaret duan ta shohin Edi Ramen me veshjen e Maduros kur ai u arrestua nga SHBA.

“Futuni në internet ju, habia e internetit. Ajo tuta e Maduros Nike ajo është bërë virale në Shqipëri. Shqipëria pastaj SHBA. Të gjitha duan të shohin Edi Ramën me të. Po!

E tha bukur një gazetar, ‘Maduron e arrestoi presidenti Trump, Ramaduron e arrestoi interneti’. Ju shkonte ju në mendje që xhakovenda e Maduros të jetë objekti më viral se në SHBA. Njëshi në Shqipëri. Këto janë përpëlitjet e tij”, tha Berisha.

Të Fundit