Ish-kryeministri Sali Berisha, në tryezën me grupin e eksperteve të Partisë Demokratike tha se impiantet e Bitcoinit në afërsi të hidrocentraleve janë kuçedra për energjinë elektrike.
Berisha tha se nuk ishte kundër Bitcoinit por kërkoi që biznesi për prodhimin e tij të jetë legal, të regjistrohet dhe të paguaj energjinë.
“Impiantet e Bitcoinit të vendosur në afërsi të hidrocentraleve janë kuçedrat e energjisë elektrike. Ata që janë kapur ishin miniaturë në lidhje me ata që janë në afërsi të hidrocentraleve. Ata janë kryekëput të lidhur me qeverinë. Askush tjetër nuk mund ta kthej Shqipërinë në një vend të prodhimit të Bitcoinit përveç qeveritarëve. Ti mund të bësh biznes për prodhimin e Bitcoinit, por duhet ta bësh në mënyrë legale, të regjistrohesh dhe të paguash energji”,-tha Berisha.