Në një dalje për mediat themeluesi i PD Sali Berisha është pyetur lidhur me qëndrimin e Ambasadores Amerikane Kim, se SHBA nuk do të bashkëpunojë me persona non grata,
“Zonjës dhe cilitdo tjetër, që ka një provë fakt të vetëm e ftoj t’i dërgojë pranë gjykatës në Paris. Shpreh kënaqësinë time të mdhe, por edhe mirënjohjen se përfaqësues të vendeve mike, se përfaqësues të shquar të elitës politike amerikane nuk pranojnë, nuk binden , madje e marrin thjesht si një hakmarrje politike deklaratën se kemi prova, por nuk i themi. Kjo ka marr fund. Ke prova? Çoji para gjykatës”, tha Berisha.