Berisha: Hakerat qeveritarë sulmuan sistemet për të fshehur gjurmët – Stop
Lajme, Të Gjitha

Berisha: Hakerat qeveritarë sulmuan sistemet për të fshehur gjurmët

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh në një konferencë për mediat se ‘hakerat qeveritarë” kanë sulmuar sistemet online për të zhdukur gjurmët e qeveritarëve me bandat e drogës.

“Sistemet janë në mëshirë të atyre që po i sulmojnë dhe shkatërrojnë. Sistemi TIMS, sipas burimeve serioze, është sulmuar nga hakerat qeveritarë me qëllimin për të zhdukur të gjithë gjurmët e lidhjeve të qeveritarëve, deputetëve me trafikantët dhe grupet kriminale”, u shpreh Berisha.

“Nxjerrja e të dhënave të kartotekës përbën shkallën më ekstreme të dekonspirimit dhe dorëzimit të këtij shteti mafioz tërësisht në duart e krimit. Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë veprimtari kriminale. Unë e kam të qartë se hakerat iranianë sulmuan portalin e-albania, por të dhënat faktojnë se ata nuk janë të vetëm. Sistemet digjitale në Shqipëri u shkatërruan nga kombinime hakerash”, tha ai më tej.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *