Berisha: Gjykata e të Drejtave të Njeriut e ka konsideruar çështjen time si “me përparësi”

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha thotë se çështja e tij në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut është vendosur në kategorinë “leading” dhe pritet të ndiqet me përparësi.

Më herët Berisha kishte njoftuar se do të dërgonte në Strasburg vendimin sipas tij “antikushtetues” ndaj masës së sigurisë, pasi kërkesa iu rrëzua në Gjykatën Kushtetuese.

“Dua t’ju informoj se Gjykata Kombëtare e të Drejtave të Njeriut, e ka konsideruar çështjen “Berisha”, si “leading”. Pra shumë të rëndësishme dhe që do shqyrtohet, shpreh besimin tim të plotë se avoketërit e mi do të paraqisin aty të gjitha argumentat. Besim të plotë ndaj Gjykatës së të Drejtave të Njeriut”, u shpreh Berisha.

Të Fundit