Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha në një deklaratë për mediat nga selia blu se në PD do ketë një garë të hapur për të zgjedhur drejtuesin e partisë.
Berisha u shpreh se edhe ai do jetë pjesë e garës si një nga kandidatët potencialë.
Janë zhvilluar në kushtet e partisë së shtet, e thotë këtë rekomandimi i Këshillit të Europës.
Janë zhvilluar në kushte të pabarabarta e thotë raporti paraprak i OSBE-ODIHR. Që këtu zgjedhjet janë farsë dhe jo zgjedhje.
Së dyti, ju garantoj se çdo deputet, anëtar, mbështetës i kësaj partie do të jetë i lirë të shprehë çdo mendim që ka.
Natyrisht interpretimi i nenit të statutit, duhet të jetë i saktë. Statuti bën fjalë për zgjedhje, e jo për farsa dhe tani që ta mbyllim këtë punë, do të jetë anëtarësia e PD-së që do ti bëjë interpretimin përfundimtar.
Do të ketë një garë për kryetarin e PD-së…
… Sigurisht që do të jem. Pyetje është kjo. Por e hapur ama, cilido”, tha Berisha.