Ashtu siç ishte paralajmëruar, një grup shqiptarësh në SHBA u mblodhën në Foltoren online të Sali Berishës. Ish-kreu i PD-së tha se lëvizja e tij synon rithemelimin e partisë dhe kjo do të realizohet nëpërmjet Kuvendit të thirrur më 11 dhjetor.
Mjerë ata që përpiqen të ndalojnë këtë përpjekje të shqiptarëve. Nuk ka asgjë që mposht ata që luftojnë për kauza të drejta. Foltorja sot ka mbërritur falë vullnetit tuaj në vendin e bekuar. Kjo është lëvizja më proamerikane që nga dhjetori ’90 e deri më sot. E vërteta është se ne po bëjmë gjithçka që standardet e Amerikës t’i vendosim edhe në Shqipëri.