Berisha bën premtimin e madh: Jo më rroga minimale nën 500 euro dhe pensione nën 200 euro

Ish-kryeministri Sali Berisha është zotuar sot se me ardhjen e tij në pushtet, paga minimale do të shkojë 500 euro ndërsa nuk do të ketë pensione dhe bursa nën 200 euro.

Këtë premtim, Berisha e bëri gjatë fjalës së tij të përditshme nga banesa e tij, ku ndodhet nën arrest shtëpie për korrupsion dhe shpërdorim detyre.

“Jam këtu për tu zotuar se nuk do të ketë pension nën minimumin jetik, prej 200 eurosh. Jam këtu për tu zotuar se nuk do të bursë studentësh nën minimumin jetik, prej 200 eurosh. Jam këtu për tu zotuar se nuk do të rrogë minimale, ndën 500 euro”, tha Berisha.

Ai u shpreh më tej se çmimet e apartamenteve në Shqipëri janë rritur për shkak të parave të drogës, ndonëse 60 mijë njësi banimi janë bosh.

“Mbi 60 mijë apartamente të reja janë bosh, me dry. Kjo ndodh se lumejtë e parave të drogës, blejnë katet dhe kullat që në themel, çojnë çmimet në stratofsferë dhe qytetarit i duhet të punojë një shekull, një shekull për të blerë një apartament”, tha ai.

Të Fundit