Berisha: Basha ka shitur shpirtin, mjerë kush përballet me revolucionin më paqësor në Shqipëri

Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë konferencës për mediat të mbajtur mbrëmjen e djeshme, tha se kjo që po ndodh në PD është një revolucion paqësor të cilin askush nuk guxon ta ndalë.

Sipas tij, PD është kthyer në një fasadë të pushtetit të Edi Ramës, që siç tha po përdor kryetarin Basha për të vjedhur axhendën e Kuvendit të thirrur nga delegatët e PD.

Dua të garantoj të gjithë firmëtarët se nuk do të ketë asnjë forcë që do të guxojë të nëpërkëmbë firmat e tyre. Kuvendi do të mblidhet datën e shpallur prej tyre dhe jo sipas rendit të ditës së peng-kryearit. Askush nuk do të guxojë ta ndalë, ky është revolucioni më paqësor në Shqipëri. Ky është një revolucion, mjerë ata që përballen me të. Gjithashtu, e njoftoj Bashën se data 11 është vetëm data e fillimit të kuvendit. Kuvendi vazhdon veprimtarinë deri në vendosjen e pluralizmit politik në Shqipëri”, tha Berisha.

Ai u pyet lidhur me deklaratën e kryetarit Lulzim Basha gjatë mbledhjes së kryesisë, i cili tha se ajo po i bën Berisha PD, është e ngjashme me atë që Vuçiç i bëri Kosovës.

Sipas Berishës, Basha ëshët një njeri i marrë peng dhe për këtë nuk e kanë fajin demokratët por ai vetë.

Peng-kryetarit i them që shitja që i ke bërë shpirtit tënd është vepër e jotja, jo e demokratëve. Nuk janë demokratët që kanë ndërtuar dosjen e pengmarrjes tënde. I them se ke që nga shtatori dhe gjer sot i ndryrë brenda katër mureve. S’ke takuar dhe nuk takon dot anëtarë, madje as qytetarë pa parti, sepse nuk është kollaj që këta të fundit t’i japin dorën një të pabesi. Nuk është kollaj që ata të parët të ulen dhe arsyetojnë që pas tetë viteve, nuk premton gjë tjetër që por të mos ishte foltorja e demokratëve, do të preferonte të rrinte 80 vjet në opozitë. Mirëpo foltorja po e lë mënjanë”, tha Berisha.

Ish-kryeministri tha se Kuvendi Kombëtar i PD do të mbahet më 11 dhjetor ashtu siç kanë vendosur delegatët e PD me firmat e tyre.

Të Fundit