Kreu i PD, Sali Berisha, u paraqit dhe këtë të hënë në SPAK për përmbushjen e detyrimit të tij lidhur me masën e sigurisë në lidhje me hetimet për dosjen e ish-kompleksit Partizani.
Berisha u prit aty nga Kelvis Balliu, Edi Paloka dhe mbështetës të tij, ndërsa në dalje nga godina e SPAK dha një deklaratë për mediat, ku tha se Dumani i mashtroi shqiptarët duke thënë se paditë e PD për zgjedhjet e 11 majit nuk kishin prova.
Ai tha se garanton që Dumani do të përgjigjet para shqiptarëve për këtë që Berisha e cilësoi si mashtrim publik.
Ai shtoi se do të kërkohet ngritja e një komisioni parlamentar dhe se opozita do të punojë në fillim të sesionit të ri parlamentar në shtator për hetimin e këtij mashtrimi, ku tha se Dumani është avokati i krimit elektoral dhe garancia për dhunimin e ligjit dhe standardin për votimin e lirë.
“Dumani deklaroi se paditë e sjella në “SKAP”, me dhjetëra e dhjetëra padi për krim elektoral, pati amoralitetin e plotë të mashtrojë shqiptarët se këto padi nuk kishin prova. E garantoj se do të përgjigjet para shqiptarëve për këtë mashtrim publik dhe se parlamenti, opozita do të nisë punën pikërisht me zbërthimin e këtij mashtrimi publik. Sepse me këtë mashtrim publik, Altin Troplini është edhe avokati kryesor i krimit të shëmtuar elektoral, garancia më madhore e dhunimit të çdo ligji, norme dhe standardi për votimin e lirë të shqiptarëve”, tha Berisha.