Bëri shqiponjën para monumentit të UÇK-së, Adeyemi “çmend” serbët

Karim Adeyemi po shijon pushimet në Kosovë. Lojtari me pasaportë gjermane ka bërë bujë të madhe së fundmi, teksa në rrjetet sociale ka shpërndarë një fotografri te monumenti i UÇK-së (Ushtria Çlirimtare e Kosovës), teksa shihet duke bërë shqiponjën me duar.

Diçka e tillë nuk është pritur mirë në Serbi, me këta të fundit që kanë reaguar në mënyrën e tyre. Mediat serbe e shohin këtë veprim të Adeyemit si një provokim të pastër, në prag të sfidës së “zjarrtë” kualifikuese të Botërorit (Shqipëri-Serbi, më 7 qershor).

Kujtojmë se Adeyemi është partneri i këngëtares Loredana.

Të Fundit