Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Berat, teksa policia bën me dije se një e mitur është abuzuar seksualisht nga një 39-vjeçar.
Njoftimi i policisë:
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Berat arrestuan në flagrancë shtetasin S. L., 39 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur 15 vjeçe.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Berat, për veprime të mëtejshme.



