Beqaj kërkon leximin e fashikujve hetimor, Drejtoria e Burgjeve: Nuk kemi infrastrukturën e nevojshme

Drejtoria e Burgjeve këtë të mërkurë ka kthyer përgjigje lidhur me kërkesën e ish-ministrit, Ilir Beqaj për të lexuar fashikujt hetimor përmes një kompjuteri/pajisjeje të pa lidhur me internetin.

Burgjet në përgjigjen e tyre kanë deklaruar se nuk kanë infrastrukturën e nevojshme. Nga ana tjetër Beqaj gjatë gjyqit ka ngritur pyetjen: A ka cituar ndonjë ligj apo rregullore drejtoria e burgjeve?

“Ftoj SPAK-un të shikojë ligjin e ri për koncesionet botuar në fletoren zyrtare. SPAK nuk denjoi të bënte ekspertize që ja kërkova që në hetimet paraprake, provat nuk u morën kurrë, sepse SPAK se përballoi dot presionin politik, SPAK ka instaluar metodën e persekutimit publik”, shtoi ai.

“Gjyqi im si në 1946, çoi prokuroria një person ne gjyq, i tha gjykata ku janë provat? Provat i tha prokurori-gjyqtares? Hape pak prenxheren, hapi penxheren gjyqtarja pa turma njerëzish aty thirrnin kriminel kriminel, kështu dhe SPAK”, tha Beqaj.

Gjykata i la kohë mbrojtësve dhe të pandehurit Ilir Beqaj për të dëgjuar audiot e seancës paraprake dhe shtyu seancën në datë 3 shkurt. Seanca do të zhvillohet në orën 12:00.

Ish-ministri, Ilir Beqaj është i pandehur për dosjen e koncesionit të sterilizimit, ndërsa më 18 mars iu komunikua edhe akuza shpërdorim detyre e kryer në bashkëpunim. Ndaj Beqajt rëndojnë akuzat “Shpërdorim detyre”, e kryer në bashkëpunim.

Për sterilizimin janë marrë të pandehur edhe 8 të tjerë, mes tyre ish-zv-ministri Klodian Rrjepaj dhe përfituesi i Koncesionit Ilir Rrapaj të dy në pranga që prej gushtit të vitit të kaluar.

Të Fundit