Bënte manovra me motor në oborrin e shtëpisë, rrëzohet dhe humb jetën 31-vjeçari

Një 31 – vjeçar nga fshati Gribë në Gramsh ka humbur jetën teksa në oborrin e shtëpisë së tij është rrëzuar duke manovruar me motor.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02.50 të të mëngjesit.

Gramsh/Informacion paraprak

Rreth orës 02:50, në fshatin Gribë, shtetasi A. T., 31 vjeç, dyshohet se duke manovruar me motomjet, në oborrin e banesës së tij, aksidentalisht është rrëzuar dhe është dëmtuar në kokë nga gurët në oborr. Për shkak të dëmtimeve, shtetasi A. T. ka humbur jetën ndërkohë që transportohej në spital.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Të Fundit