Një VKM ka lënë pa pagesë transportin e nxënësve për më shumë se 7 muaj në fshatin Jubë, Durrës. Lulzim Bega, i cili prej 15 vitesh kryente transportin e nxënësve të shkollës 9-vjeçare nga Juba e Poshtme dhe Juba e Sipërme, vazhdoi shërbimin nga shtatori 2023 deri në mars 2024, por pagesa u ndërpre. Prindërve iu komunikua, se fondet ishin bllokuar për shkak të VKM nr. 119.Transporti përfshinte një distancë mbi 7 km vajtje-ardhje, me një pagesë 130 lekë, ndërsa vlera totale e papaguar arrin rreth 3.5 milionë lekë. Specialisti i DRAP Durrës, Redi Biturku, thotë, se pagesa u pezullua pas një auditi të Ministrisë së Arsimit, i cili konstatoi, se për periudhën 2023–2024 përfitimi ishte në kundërshtim me VKM-në, pasi banesa dhe shkolla ndodheshin në të njëjtën njësi administrative.Në vitin 2024, VKM-ja u ndryshua dhe nxënësit u përfshinë si përfitues, por pa fuqi prapavepruese, duke lënë periudhën e kryer të transportit pa pagesë.



