Sali Berisha thotë se gëzon një rini të përjetshme, ndërsa ka folur për televizionin e të birit.
“Puna është sekreti i rinisë së përjetshme.
Përpiqem të mbaj një regjim të shëndetshëm. Bëj një veprimtari fizike të përditshme.
Bëj 10-mijë hapa, bëj shkallën, bëj orbitrek. Përpiqem që të kem një ushqim të shëndetshëm.
Përdor zarzavate, më pak fruta. Ka një mëngjes me shumë kalori.
Unë përpiqem që të kem një mëngjes më kalori dhe nuk ndiej uri gjatë ditës”, tha ai.