Modelja kiliane Daniella Chavez tërhoqi vëmendjen e mediave botërore përmes një postimi të bërë në rrjete sociale.
Chavez deklaroi se ka kryer marrëdhënie seksuale me Cristiano Ronaldon dhe se disponon një video që e vërteton këtë.
Ajo shkroi në Twitter se videoja nuk mund të publikohet pasi ata janë të dy në momente intime në krevat.
“Nëse dikush bën seks me një person tjetër që nuk është partneri i tij, por është një person i lirë në mendje dhe trup pa dhënë shpjegime, a është tradhti? Pra, me Cristianon ishim të pabesë? Ishte thjesht seks dhe me lejen time! Ka edhe seks falas”, ka shkruar Chavez në profilin saj në “Tëwitter”.
Në një postim tjetër ajo vijon: “Gjithmonë e kam mohuar, kam shpikur kaq shumë gjëra për të dalë prej saj, por nuk duroj dot më. Kam edhe një video, por nuk mund ta ngarkoj për privatësi dhe jemi pa rroba”, përfundoi influencuesja seksi kiliane.