Begaj përshëndet marrëveshjen e paqes për Gazën: Moment historik për njerëzimin

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka përshëndetur firmosjen e Marrëveshjes së Paqes për Gazën, e nënshkruar në Egjipt, duke e cilësuar atë si një zhvillim historik për paqen dhe njerëzimin.

Në një reagim në rrjete sociale, Presidenti Begaj theksoi se Shqipëria qëndron krah të gjitha kombeve që kontribuojnë për një paqe të qëndrueshme në Lindjen e Mesme, në një moment kaq të rëndësishëm për rajonin dhe botën.

“Firmosja e Marrëveshjes së Paqes për Gazën, sot në Egjipt, e iniciuar, mbështetur dhe bërë realitet nga Presidenti Trump, është një moment historik për paqen dhe njerëzimin.
Kjo marrëveshje shënon një pikë kthese, duke dëshmuar se diplomacia, dialogu dhe vizioni mund ta bëjnë të pamundurën realitet”, u shpreh kreu i shtetit shqiptar.

Të Fundit