Në një dekret të 14 korrikut që rezulton dhe i fundit i firmosur nga Presidenti i Republikës Bajram Begaj, rezulton se është liruar nga detyra Besiana Kadare, vajza e shkrimtarit Ismail Kadare. Kadare mbante pozicionin e ambasadores së Shqipërisë në UNESCO.
Besiana Kadare, vajza e shkrimtarit të njohur Ismail Kadare, ishte emëruar në këtë post në tetor të vitit 2021, duke përfaqësuar vendin tonë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Edukimin, Shkencën dhe Kulturën.
Vendimi i lirimit nga detyra është firmosur nga presidenti Bajram Begaj më datë 14 korrik.
Dekreti i Presidentit Bajram Begaj:
PRESIDENTI
D E K R E T
PËR LIRIM AMBASADORI NGA DETYRA
Në mbështetje të nenit 92, shkronja “dh”, nenit 93 të Kushtetutës, si dhe nenit 26, pika 2 të ligjit nr. 23/2015, “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, me propozim të Kryeministrit,
D E K R E T O J:
Neni 1
Zonja Besiana Kadare lirohet nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Edukimin, Shkencën dhe Kulturën (UNESCO), rezident.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.