Presidenti i Republikës, Bajram Begaj këtë mërkurë dekretoi lirimin e Ferit Hoxha nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Misionin e Republikës së Shqipërisë pranë Bashkimit Evropian. Ai dekretoi emërimin e Hoxhës si Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme.
Begaj gjithashtu dekretoi ndryshimet në qeveri dhe shkarkimin nga detyra të Belinda Balluku nga posti i zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë. Gjithashtu u dekretua shkarkimi i Elisa Spiropali si ministre për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Pirro Vengu si ministër i Mbrojtjes.
Edhe shkarkimet e Albana Koçiu, Besfort Lamallari dhe Toni Gogu u dekretuan nga Presidenti ndërsa marrin postin e ri. Presidenti dekretoi emërimin në detyrë të:
Albana Koçiu-Zëvendëskryeministre;
Ferit Hoxha- Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme;
Besfort Lamallari- Ministër i Punëve të Brendshme;
Ermal Nufi- Ministër i Mbrojtjes;
Toni Gogu- Ministër i Drejtësisë;
Enea Karakaçi- Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë;
Erjona Ismaili- Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin



