Presidentit Bajram Begaj dekreton paketën e plotë të reformës së pagave për zyrtarët e lartë, nga drejtuesit e shtetit deri tek punonjësit e administratës, duke firmosur tre dekretet përkatëse.
Më rritjen e re që parashikohet me koeficientin 0.75 për ministrat, paga që rezulton në 228 730 lekë do të shkojë në rreth 318 mijë lekë bruto.
Aktualisht paga e deputetit që deri më sot rezulton 156 770 do të rritet në 310 mijë lekë të reja. Ndërkohë, paga e Kryeministrit dhe kryetarit të Kuvendit shkon në 329.375 lekë.
Nga ky ligj përfitojnë rritje pagash mbi 130 mijë punonjës në administratë.
Me ligjin e ri paga më e lartë bëhet ajo e Presidentit të Republikës, e cila shkon në 425 mijë lekë të reja.