BBC publikon hartën/ Raketa kineze që ka dalë jashtë kontrollit, bie në tokë në fundjavë.

Një pjesë e një rakete gjigande që lëshoi modulin e parë kinez të stacionit të saj hapësinor Tianhe, po kthehet në tokë dhe mund të hyjë në mënyrë të pakontrolluar në atmosferën e tokës në një pikë të pacaktuar.

Bërthama 30 metërshe e raketës Long March 5B lancoi modulin Heavenly Harmony në orbitën e poshtme të tokës më 29 prill, nga Uenchang, në provincën Hainan të Kinës. Vetë Long March 5B më pas hyri në një orbitë të përkohëshme duke krijuar mundësinë e një prej kthimeve më të mëdha në histori të pakontrolluara. Disa ekspertë druajnë se ajo mund të bjerë edhe në një zonë të banuar.Lidhur me këtë rënie, BBC ka publikuar një hartë se ku mund të bjerë.

“Kjo është dicka e keqe”, tha Jonathan McDoëell, astrifizikant në qendrën e astrofizikës në universitetin e harvardit.

“Herën e fundit që kina lancoi një raketë Long March 5B, pjesë të mëdha metalike fluturuan në qiell duke dëmtuar madje disa ndërtesa në Bregun e Fildishtë”, tha ai. Pjesa më e madhe e tyre u dogjën në hyrjen në orbitë por kishte edhe copa të mëdha metali që goditën tokën. Jemi me fat që askush nuk u lëndua”.

Të martën, bërthama po qarkullonte në orbitë rreth tokës për cdo 90 minuta me një shpejtësi prej më shumë se 27 mijë kilometrash në orë në një lartësi prej mbi 300 km. ushtria amerikane po e monitoron atë dhe udhëtimi i saj mund të shihet edhe në disa ëebsite. Që nga fundjava ndërkohë ajo ka humbur rreth 80 km lartësi. Sidoqoftë, shpejtësia e saj e bën të pamundur të parashikohet se ku ajo do të ulet kur atmosfera e tokës ta tërheqë poshtë. Ekspertët shpresojnë që pjesët të bien në det duke qenë se oqeanet mbulojnë 71 për qind të planetit. Nëse ato do të binin në tokë, do të kishim një situatë ekuivalente me rrëzimin e një avioni, me mbetjet e përhapura në një hapëisrë të gjerë. Që nga 1990, asgjë mbi 10 tonë nuk është lënë të hyjë në orbitë në mënyrë të pakontrolluar. Ndërkohë që bërthama e Long March 5B peshon rreth 21 tonë.

Të Fundit