Borxhet e 61 bashkive në rang vendi ka arritur në vlerën e rreth 3,2 mld lekëve apo rreth 33 mln euro. Shifra del në raportin “Qeverisja vendore në Shqipëri” të Institutit për Bashkitë të Shqipërisë, dhe krahasuar me vitin e kaluar, detyrimet janë ulur 33%.
Të dhënat tregojnë se tendenca nuk është në rënie, me pëjashtim të 14 bashkive, të cilat kanë shtuar vlerën e borxhit, ndërsa 3 të tjera, nuk kanë krijuar detyrime.
10 bashkitë kryesuese me borxhin më të madh, si përqindje e totalit të detyrimeve të prapambetura Kavaja, Tirana, Pogradeci, Vora, Rrogozhina, Dimali, Dibra, Cërriku, Peqini dhe Mati.
Raporti nxjerr në pah se se pjesa më e madhe e detyrimeve të pashlyera janë për energjinë, projektet e investimeve publike dhe vendimet gjyqësore.
Për të ulur barrën e madhe të borxheve, ministria e Financave ka kërkuar nga njësitë vendore, plane konkrete që sigurojnë shlyerje brenda 12 muajve.