Bashkimi Europian gjobit me 345 mln euro “TikTok”

Bashkimi Evropian ka gjobitur platformën “TikTok” me 345 milionë euro, për dështim në mbrojtjen e privatësisë së fëmijëve në bazë të rregullave të reja të Unionit.

Selia qendrore e “TikTok” në Dublin dhe Komisioni Irlandez për Mbrojtjen e të Dhënave, që vepron edhe për llogari të BE-së, ka urdhëruar gjigantin e rrjeteve sociale që të përshtatë operacionet në përputhje me rregulloren brenda 3 muajve.

Vendosja e gjobës vjen pas një hetimi 2-vjeçar mbi shkeljet që ndodhën në periudhën korrik-dhjetor të 2020-s. aplikacioni është shumë popullor tek të rinjtë dhe me vendimin e tyre, autoritetet irlandeze arritën në përfundimin se fëmijët ishin regjistruar në një mënyrë që i bënte profilet e tyre publike.

Komisioni Evropian nuk është organi i parë ekzekutiv që ndëshkon “TikTok” për dështim në mbrojtjen e të dhënave të të miturve. Rrjeti social u gjobit me rreth 5 milionë dollarë nga Shtetet e Bashkuara në 2019-n dhe me 750 mijë euro nga Holanda në 2021-shin.

Ndërsa vitin e kaluar, Mbretëria e Bashkuar vendosi 15 milionë euro gjobë për akuza të ngjashme. Vetë bordi i “TikTok” ka deklaruar se po shqyrton se si t’i përgjigjet gjobës së fundit.

Të Fundit