Shoferi i dy autobusëve dykatësh, Andi Balla, ankohet në redaksinë tonë, se duke transportuar studentë me automjetet 4 metra të lartë, degët e pemëve i dëmtojnë autobusët dhe thyejnë xhamat.Ai shprehet, se nuk do, që të priten pemët, por të merren masa nga Bashkia, që të krasiten degët e tyre, sepse po kthehen dhe në burim aksidenti. Andi tregon, se detyrohet të ndryshojë korsi, për shkak të degëve të varura.Andi fillimisht iu drejtua Bashkisë Tiranë, ku i thanë, se duhet të bënte një kërkesë në njësia numër 9, ku është banor. Më pas iu drejtua Drejtorisë së Gjelbërimit dhe Bashkëqeverisjes, ku i thanë, se do të merren masa, po asgjë nuk u bë.Pas ndërhyrjes së gazetares së “Stop”, drejtori i Drejtorisë së Gjelbërimit dhe përgjegjesi i krasitjes, Erjon Salliu, nisën punën për krastijen e pemëve, duke premtuar, që ta vazhdojnë këtë proces në të gjitha akset problematike.
