Projekti i rilindjes urbane u zbatua edhe në Bashkinë e Belshit, ku u prishën shumë ndërtesa dhe objekte rreth liqenit, një ndër to edhe banesa e zotit Caush Tafani.Ky i fundit tregon, se kishte një banesë tre katëshe, që iu prish nga bashkia dhe u shpronësua për 17 milionë lekë të vjetra. Caushi iu drejtua gjykatës, se nuk ishte dakord dhe gjykata vendosi, që ai të dëmshpërblehej me një shumë prej 115 milionë lekësh, nga ku hiqeshi 17 milionët, që kishte marrë. Tashmë Caush Tafani duhet të paguhet edhe 98 milionë lekë të vjetra. Causht tregon, se ka marrë pas vendimit të gjykatës 49 milionë lekë dhe pjesën tjetër jo.Avokati Arben Llangozi thotë, se pretendimet e Bashkisë Belsh, që i ka bërë pagesat, para se të vendoste Gjykata e Apelit nuk qëndrojnë, pasi nuk janë marrë për bazë nga gjykata. Mosekzekutimi i vendimit të gjykatës nga bashkia Belsh, është shkelje e rëndë ligjore.Drejtori i Financës në bashki, thotë, se Caushi është paguar dhe ai mund të japë edhe dorëheqjen dhe vendimin e gjykatës nuk e zbaton. Ndërsa në zyrën juridike, thonë, se nuk kanë informacion për këtë situatë.Nënkryetari i bashkisë pretendon, se qytetari duhet t’i drejtohet gjykatës, ndërkohë që vetë bashkia nuk zbaton as vendimin e parë.Avokati Llangozi shpjegon, se do të bëhet kallëzim për ketë rast. Ndërsa përmbaruesi shprehet, se do të gjobiten punonjësit, që po bëhen pengesë për zbatimin e vendimit të gjykatës.
