Në 9 shtator transmetuam denoncimin e qytetarit Ermal Kuburi, i cili, pasi u braktis nga bashkëshortja, mbeti me djalin e vogël. Tani Ermali po përballet me gjyqet e kujdestarisë, pasi institucionet po përpiqen ta nxjerrin me probleme mendore.3 muaj pasi iku nga shtëpia, ish-bashkëshortja shfaqet dhe kërkon të takojë fëmijën, por djali i vogël nuk donte të shkonte te nëna, pasi tha, se ishte dhunuar nga partneri i saj i ri.Pas këtij episodi, fëmija pajiset me urdhër mbrojtjeje nga nëna dhe bashkëjetuesi i saj, por ky dokument nuk përbën problem për zyrën përmbarimore. Përmbaruesja Erida Ibrahimi, kërkoi ekzekutimin e takimeve me nënën, edhe pse fëmija refuzon me ulërima.Ne u rikthyem në Shërbimin social në Durrës, ku u takuam me përgjegjësin e Arlind Vata emri i të cilit i del në mesazhe si nxitës i plotësimit të formularit në dëm të Ermalit. Zoti Vata tha, se është përgjegjësi e punonjëses, e cila ka dhënë dorëheqjen. Në Zyrën përmbarimore Ermali ka mësuar, se dosja ka kaluar nga Enida Ibrahimi tek kryetarja e zyrës Përmbarimore Durrës, Erjola Mustafaj.
- +355 67 220 8888
- [email protected]