Nga Shkodra mbrëmë, ish-kryetari i PD ka folur lidhur me situatën në PD, Basha tha se ish-kryeministri vijon të përçajë partinë dhe nuk merr asnjë përgjegjësi.
Basha thotë se aktualisht selia blu është pushtuar, teksa për dyert e blinduar i cilëson masa mbrojtëse ndaj një personi që luftonte për interesa personale.
Basha: Edhe ky është një mashtrim i makinacionit që po përdoret. Sa hapa keni parë ju nga pala që solli përçarje? Ato ishin masa mbrojtëse ndaj konfliktit të krijuara nga një njeri për interesa personale. PD mori masa që asnjë demokrat të mos dëmtohej. Mori përgjegjësinë e tij, kur do e marrë përgjegjësinë Sali Berisha për të çliruar Partine Demokratike. Unë flas për bashkim ai flet për përçarje. Sot është pushtim i selisë por jo pushtim i zemrave të demokrateve.