Basha u prit me protestë, kreu i PD Fier: I nxori Berisha që të prishej mbledhja

Kreu i PD, Lulzim Basha është pritur me protestë përpara fillimit të takimit me demokratët në Fier. Mbështetësit e Berishës me pankarta në duar e quanin përgjegjës për situatën në PD.

Për këtë protestë, gjatë zhvillimit të takimit, kryetari i degës së PD-së në Fier, Agron Kapllanaj tha se është thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Sipas tij mbrëmë Berisha ka marrë në telefon ish-kreun e PD Fier dhe i ka thënë se duhet të nxjerrë 20 veta që të prishë takimin e Bashës.

“ Nuk ka vend për urrejtje, demokracia është shprehja e lirshme e fjalës për cilindo, dhe ata 20 veta që ishin përtej, dhe që bënin thirrje për dhunë. Unë i mirëkuptoj për një pjesë, sot një pjesë e tyre e mirë ishin të turpëruar që ishin aty, por janë detyruar që të dalin. Sepse mbrëmë në 11 të natës, doktor Berisha e ka marrë në telefon ish-kryetarin e PD-së këtu dhe i ka thënë se duhet t’i nxjerrësh se s’bën nesër dhe të prishësh takimin e demokratëve. Jo pra nuk është kjo rruga, një pjesë e mirë e tyre do të rikthehen dhe është dera hapur dhe dora e shtrirë të kontribuojë për Partinë Demokratike’, tha Kapllanaj.

Të Fundit