Basha: U pasuruan në kurriz të qytetarëve, të pastrohet politika nga abuzuesit

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një postim në rrjetin social “Twitter”,  ka përsëritur sërish qëndrimin e tij për nismën e propozuar nga PD,  vetingun e politikanëve.

Kryedemokrati shkruan se Shqipëria është një shtet i kapur nga korrupsioni dhe duhet të marrë fund pandëshkueshmëria e politikanëve të korruptuar.

Sipas tij, duhet pastruar politika nga abuzuesit një orë e më parë përmes vettingut në politikë.

“Në sytë e shqiptarëve dhe mbarë botës, Shqipëria është një shtet i kapur nga korrupsioni, ku fuqia e pushtetit rritet, ndërsa mirëqenia e qytetarëve vetëm bie. Që pushteti t’u kthehet qytetarëve, duhet të marrë fund pandëshkueshmëria e politikanëve të korruptuar, duhet pastruar politika nga abuzuesit që janë pasuruar në kurriz të qytetarëve, duhet një orë e më parë #vettingnëpolitikë” shkruan Basha.

Të Fundit