Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pasi Rusia ka sulmuar Ukrainën.
Në një postim në rrjetin social “Twitter”, Basha ka dënuar agresionin ushtarak të Rusisë dhe ka bërë thirrje për një reagim të shpejtë e të bashkuar të OKB-së, NATO-s dhe BE-së.
“Ne Partia Demokratike e Shqipërisë dënojmë ashpër agresionin ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës, një shkelje e rëndë e ligjit ndërkombëtar. Ne qëndrojmë pranë popullit të Ukrainës ndërsa ata përballen me kërcënime për jetën e tyre nga agresioni i paprovokuar rus. Ne bëjmë thirrje dhe mbështesim një reagim të shpejtë, të bashkuar dhe të fortë nga OKB, NATO dhe BE kundër këtij akti lufte kundër lirisë dhe sovranitetit të Ukrainës dhe kundër paqes dhe stabilitetit në Evropë dhe më gjerë.”,-shkruan Basha.
We @pdshqiperi harshly condemn Russia's military aggression against Ukraine, a grave violation of international law. We stand by the people of Ukraine as they face threats to their lives from the unprovoked Russian aggression.
— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) February 24, 2022