TIRANË
Në përfundim të mbledhjes të grupit parlamentar të PD, deputeti Flamur Noka kritikoi ashpër kryedemokratin Basha, ndërsa tha se konfirmoi fatin e karriges së tij dhe jo të partisë.
Duke komentuar debatet në mbledhjen e kryesisë së grupit, mbledhur mbrëmjen e së dielës, Noka tha se Basha mbrëmë i bëri poshtërimin e radhës anëtarësisë dhe elektoratit të PD duke e quajtur ‘llum’.
“Shqipëria nuk ka pasur në këto 30 vite demokraci një kundërshtar që t’i thotë “llum” anëtarët e PD-së Basha mbrëmë i bëri poshtërimin e radhës anëtarësisë dhe elektoratit të PD duke e quajtur ‘llum’, Askush nuk ka guxuar, as Fatos Nano as Edi Rama as kundërshtarët më të egër të kësaj force politike, të konsiderojnë qeverinë e Sali Berishës si ‘llum’. Askush nuk ka guxuar, përveç Bashës.
Mbrëmë i kërkova të marrë përgjegjësi. Forca jonë politike po shkon në zgrip, falë vendimit okult të Bashës. Nëse do e donte sadopak këtë forcë, do jepte dorëheqjen për ta bashkuar këtë forcë, Basha mbrëmë konfirmoi se fati i karriges së tij është më i shtrenjtë se fati i PD e demokratëve. Kjo gjë në një forcë demokratike, kurrë nuk mendohej se do ndodhte, Basha mbrëmë konfirmoi fatin e karriges së tij.