Basha publikon fotot nga takimi në Fier: Të çliruar nga dinozaurët e tranzicionit

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka shpërndarë në rrjetet sociale, fotot nga takimi që zhvilloi sot me demokratët.

Krahas fotove, Basha shkruan se kjo ishte një ditë për t’u çliruar nga hijet e të shkuarës dhe “dinozaurët e tranzicionit” që i kanë mbajtur peng për shumë gjatë.

Sipas Bashës, tashmë demokratët kanë zgjedhur të ardhmen plot shpresë dhe vizionit të Partisë Demokratike.

“Ditë e mrekullueshme mes demokratëve të Fierit, të çliruar nga hijet e të shkuarës dhe dinozaurët e tranzicionit që për shumë gjatë na kanë mbajtur peng. Demokratët kanë Zgjedhur Të Ardhmen, plot shpresë dhe besim se përmes vlerave dhe vizionit të Partisë Demokratike, ne do të sjellim ndryshimin që shqiptarët duan dhe meritojnë”, shkruan Basha.

Të Fundit