Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar shkurtër për protestën e zhvilluar mbrëmjen e kaluar në Tiranë kundër vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha nga policia.
Basha publikon në “Twitter” një foto të protestuesve dhe të kryeministrit Edi Rama, i cili sipas Partisë Demokratike, shfaqet në rrugët e New York-ut duke bërë shopping, teksa në Tiranë protestohet.
Përbri fotos, Basha shkruan se “Qytetarët shqiptarë meritojnë një qeveri që kujdeset për njerëzit, jo për veten!”.