Kryedemokrati Lulzim Basha ka postuar një video në rrjet me anë së cilës i jep disa leksione kryeministrit Rama.
Sipas Bashës, kryeministri po bëhet përditë e më karagjoz me sulmet ndaj qeverisjes së dikurshme të Partisë Demokratike. Sipas kreut të PD, Mjafton të krahasosh rritjen prej 200% të pagave të mësuesve nën qeverisjen e PD me rritjen vetëm 15% të Rilindjes.
Ai madje e thumbon, duke shtuar se duhet t’i rikthehet shkollës.