Kryedemokrati Lulzim Basha me anë të një postimi në rrjetet sociale ka përkujtuar viktimat e sulmit terrorist të 11 shtatorit në SHBA.
Basha shkruan se qëndron në krah të SHBA si partner strategjik të Shqipërisë.
Postimi i plotë:
Dy dekada më parë, bota u trondit nga sulmet terroriste të 11 shtatorit jo thjesht ndaj SHBA, por ndaj vlerave të lirisë, demokracisë dhe bashkëjetesës.
I bashkohemi përkujtimit të viktimave të terrorizmit, dhe solidaritetit me familjarët e tyre dhe kombin mik amerikan.
Ne qëndrojmë në krah të partnerit strategjik të Shqipërisë në luftën kundër terrorizmit dhe mbrojtjes së vlerave, që na bashkojnë në aleancën dhe miqësinë e veçantë mes dy kombeve tona.