Batutat e djeshme të kryeministrit Edi Rama me Pandeli Majkon në Kavajë, ku diskutimi përfundoi te fotot e tij nudo që dolën në media vite më parë, nuk i kanë shpëtuar Lulzim Bashës.
Në një reagim në rrjetet sociale, kreu i Koalicionit Euroatlantik kritikon Ramën për gjuhën e përdorur dhe ligjërimin mbi nuditetin e tij para të rinjve.
“O Rame, i paske lëshuar pëllumbat, si mor burr u thu fëmijëve futuni më shikoni mu nudo. Po ose mo Ram, ai është modeli jot për zgjedhje?!”, thotë Basha.
Basha më tej thotë se Ramës i kanë ikur pëllumbat për shkak se shokët i kanë përfunduar tek 7×7-313.
“Leje që ka kalu shumë kohë mo Ram, kanë ndryshu gjonat. Pse me fotot e vjetra do bësh fushatë ti mo Ram.
Po ndonjë të re, apo ke frikë na le me risk brenda. O Rame, të kanë ikur pëllumbat, se i ke shokët tek 7×7-313, s’ke faj.
E Rame, Rame çfarë halli t’ka gjet, edhe fotot e vjetra do me i nxjerr prej hallit 7×7-313 Rame. Pllumat Rame, pllumat”, shton Basha.